Bledar Devolli ndahet me klubin!
...

Bledar Devolli ndahet me klubin!

By Kf Drenica
March 17, 2021

Skenderaj – 17-03-2021

Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës.

Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë.

Ne e falenderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe.

Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës.

Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim.

Post By : Kf Drenica

LEAVE COMMENTS