Drenas – 25.02.2021
Skuadra jonë sot triumfoi me rezultat te pergjithshëm 1-3 në derbin Drenicak.
Sot me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, klubi ynë në kuadër të xhiros së XXI të Superligës së Kosovës u ndesh me klubin “Fc Feronikeli”.
Drenica luajti një ndeshje mjaftë të mirë, ku si pasojë e lojës së treguar, shënuan edhe 3 gola deri në fund të takimit.
Në këtë ndeshje golat per ekipin tonë i shënuan Erlis Frashëri e dy të tjerë Kreshnik Uka.
Me këtë fitore, Drenica grumbullon 23 pikë nga 23 xhiro të zhvilluara deri më tani.
Ndeshjen e ardhshme e presim ekipin e “SC Gjilani” në “Bajram Aliu” duke shpresuar të vazhdojmë rezultatet pozitive !