Drenica – Gjilani, zhvillohet nën masa strikte për COVID-19
...

Drenica – Gjilani, zhvillohet nën masa strikte për COVID-19

By Kf Drenica
February 28, 2021

Skenderaj – 28.02.2021

Te nderuar tifozë, dashamir dhe qytetar të Klubit Futbollistik ‘Drenica’.

Skuadra jonë , nesër me fillim nga ora 13:00, do ta zhvillojë ndeshjen e parë në stadiumin tonë ‘Bajram Aliu’ për vitin 2021, ku përballë do ta ketë ekipin e SC Gjilanit.

Ju njoftojmë që vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë në raport me aktivitetet sportive akoma nuk kanë ndryshuar, dhe për secilin ekip lejohen në stadium vetëm 10 persona të kryesisë sipas listave zyrtare dhe kjo vlen për të dyja skuadrat.

Andaj duke marrë parasysh numrin e kufizuar për shkak të pandemisë, me keqardhje ju bëjmë apel të gjithë tifozëve dhe dashamirëve që ta shikoni ndeshjen në përmes ekraneve televizive dhe të mos vini në stadium në respektim të këtyre masave dhe për ruajtjen e shëndetit tonë.

Gjithashtu ju bëjmë apel edhe mediave që të kërkojnë akreditimet përkatëse në lidhje me këtë ndeshje.

Duke shpresuar që do të përfundojë shpejt kjo pandemi dhe do të rikthehem në stabilitet sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe t’i kthejmë shikuesit në shkallët e stadiumit, kërkojmë nga ju që të keni mirëkuptim dhe ta ruajmë shëndetin tonë.

Ta ndjekim skuadrën nga distanca sot, në mënyrë që nesër të shendosh të festojmë sukseset së bashku !

Me Respekt, KF Drenica

Post By : Kf Drenica

LEAVE COMMENTS