Dy lojtar drenicas, ftohen te Kosova U17
...

Dy lojtar drenicas, ftohen te Kosova U17

By Kf Drenica
April 7, 2021

Skenderaj – 7 Prill 2021

Përzgjedhësi i Kosovës – U17, Arsim Abazi, ka ftuar dy lojtar që vijnë nga Skenderaj, për dy ndeshjet miqësore me Bullgarinë që kjo Përfaqësuese do t’i zhvilloj në Sofje me datën 14 dhe 16 prill.

Fjala është për futbollistin Igball Jashari, mesfushorin shumë të talentuar , anëtarin e familjes Jashari (Nipi i Adem Jasharit), tash e disa vite është anëtar i Shkollës së Futbollit ‘Kurda’ nga Prishtina, dhe një ndër mesfushorët më të mirë për moshatarët e tij.

Ai është ftuar për herë të parë te Kosova U-17, kurse me herët ishte i ftuar edhe tek Përfaqësuesja U15.Gjithashtu, pjesë e këtij grumbullimi , është edhe ‘gardiani’ i talentuar drenicas, Altin Gjokaj, i cili është anëtar i KF Drenica. Portieri Gjokaj, me paraqitjet e tij, ka arritur ta fitoj një vend në Përfaqësuesen e Kosovës U-17.

Ai pritet ta ketë një të ardhme shumë të ndritur në portën e Drenicës dhe është momentalisht i aktivizuar në stërvitje me ekipin e parë të Drenicës (seniorët).

KF Drenica i uron suksese të dy futbollistëve duke shpresuar që të dy këta futbollistë të arrijnë majat e futbollit!

Post By : Kf Drenica

LEAVE COMMENTS