Klubi lanson webfaqen zyrtare!
...

Klubi lanson webfaqen zyrtare!

By Kf Drenica
March 10, 2021

Skenderaj – 09.03.2021

Pas punës disa mujore, të bërë nga ana jonë, tashmë po lansohet webfaqja zyrtare e FC Drenica.

Krahas angazhimeve të shumëta, drejtuesit e klubit i kanë dhënë hapësirë jo pak të rendësishme edhe fushës së informimit në FC Drenica.

Realizimi i webfaqës së klubit tonë është bërë nga tri kompani të ndryshme, por të cilat ushtrojnë veprimtaritë e njejta, ato të teknologjisë dhe krijimit dhe dizajnimit te webfaqeve.

Kompania ‘Bambus’ dhe ‘Taktika Group’ , firmosen një memorandum bashkëpunimi më Klubin e Futbollit ‘Drenica’, ku pjesë e këtij memorandumi është edhe realizimi dhe krijimi i webfaqës së FC Drenica.

Ndërkohë kompania tjetër PRO IT, po ashtu në marrëveshje më Klubin ka realizuar disa pjesë të webfaqes, duke mundësuar që këto tri kompani përmes bashkëpunimit të tyre të finalizojnë webfaqën e klubit tonë.

Gjithashtu, së bashku me webfaqën e klubit tashmë do kemi edhe një email adresë zyrtare të re e cila derivon nga webfaqja e klubit.

Së shpejti klubi do të ndryshojë dhe do të avansojë edhe faqet tjera në rrjetet sociale.

Ne i falendërojmë kompanitë Bambus, Taktika dhe PRO IT, për bashkëpunimin me klubin në krijimin dhe mirëmbajtjen e webfaqës tonë, duke shpresuar që edhe në të ardhmen do kemi bashkëpunime tjera.

Webfaqja Zyrtare e klubit: www.fcdrenica.com

E-mail adresa zyrtare e klubit: info@fcdrenica.com

Post By : Kf Drenica

LEAVE COMMENTS