Skenderaj – 26.03.2021
Si çdo vit, edhe këtë vit, është mbajtur turneu tradicional kushtuar heroit dhe deshmorit të kombit Ilir Lushtaku.
Nën organizimin e KF Drenica dhe Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport të Skenderajt, si dhe i sponzorizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, sot në Skenderaj është mbajtur turneu në futboll për veteran, për nder të heroit kombëtar Ilir Lushtaku.
Hapjen e këtij turneu e bëri Kryetari i Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari. Në këtë turne, pjesëmarrëse ishin skuadrat e veteranve nga Shqipëria dhe Kosova.
Ekipet pjesëmarrëse ishin: Veteranët e Kosovës, Veteranët e Shqipërisë, Veteranët e Drenicës dhe Veteranët e Flamurtarit nga Vlora.
Përveç ekipeve pjesëmarrëse në këtë turne moren pjesë edhe mysafirë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare.
Turneu u zhvillua në stadiumin ‘Bajram Aliu’ dhe fitues të këtij turneu ishin Veteranët e Drenicës të cilët në penallti mposhtën Veteranët e Kosovës.
Ky turne tashmë tradicional organizohet cdo vit në rikujtim dhe nderim të heroit kombëtar, deshmorit, Ilir Lushtaku.Lavdi e perjetshme deshmorit Ilir Lushtaku.
Lavdi e perjetshme të gjithë deshmorëve tjerë të renë për liri.



